Aksident në hyrje të Shkodrës
përplasen 2 mjete, 4 plagosen

Aksident në hyrje të Shkodrës<br />përplasen 2 mjete, 4 plagosen
SHKODER - Një aksident i rëndë u shënua në orët e para të mëngjesit të sotëm në hyrje të Shkodrës.

Dy mjete u përplasën pranë urës së Bexhistenit në Shkodër.
 
Nga të dhënat e para mësohet se 4 persona kanë mbetur të plagosur dhe janë dërguar në spitalin e Shkodrës. Njëri prej të plagosurve është në gjëndje të rëndë dhe menjëherë është dërguar drejt Tiranës në spitalin e Traumës për t'i dhënë ndihmën e specializuar mjekësore.

Sipas hetimeve shkak i aksidentit ka qenë benzi pa targa i cili nga parakalimi ka hyrë në korsi të gabuar, dhe është përplasur me mjetin me targa AA415 AR.  
 

Të aksidentuarit janë Saimir Lusha, 24 vjeç, i cili drejtonte Benzin pa targa. Fatri Shehi 33 vjeç. Real Zefi  22 vjeç, Armando Pjetri 22 vjeç të cilët udhëtonin në benzin tjetër.

Në gjëndje më të rëndë është 24 vjeçari Saimir Lusha.

aksidenti ne shkoder, saimir lusha
(Ne foto: Makina e aksidentuar mëngjesin e sotëm rreth orës 04:00)  FOTO TE TJERA

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të lejohet mjeku të punojë njëkohësisht në spital publik e privat?



×

Lajmi i fundit

Pasojat e mungesës së jodit në organizëm, zbuloni produktet ku gjendet

Pasojat e mungesës së jodit në organizëm, zbuloni produktet ku gjendet