Dy aksidente të rënda rrugore ndodhën brenda një harku të shkurtër kohor, duke lënë një viktimë dhe 5 të plagosur, dy prej të cilëve në gjendje të rëndë për jetën. Aksidenti i parë ndodhi në Korcë, ku humbi jetën drejtuesi i një motori pasi humbi kontrollin. Ndërsa aksidenti i dytë ndodhi në Milot, ku u përplasën dy makina duke lënë 5 të plagosur, dy prej të cilëve ndodhen në gjendje të rëndë tek Spitali i Traumës.
Pesë persona kanë mbetur të plagosur, dy prej të cilëve në gjendje të rëndë, si pasojë e një aksidenti në autostradën Milot-Rreshen në afersi të Urës me Harqe. Mësohet se dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën duke lënë 5 të plagosur, të identifikuar si K.M.,29 vjeç, A.N. 37 vjeç, A.N.,32, A.M.,25 vjeç dhe N.K.,19 vjeç. Raportohet se të plagosurit kanë marrë plagë të rënda janë dërguar me urgjencë drejt spitalit të Traumës në Tiranë.
.jpg)
Një aksident me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar mesditën e së premtes në qytetin e Korçës. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Podgorie, ku ka humbur jetën drejtuesi i motorit. Viktima është rreth 50-vjeç i identifikuar si Gëzim Koro nga Sheqerasi dhe po udhëtonte me një motor pa targa.
Dyshohet se drejtuesi ka humbur kontrollin, duke u rrëzuar në rrugë ku për pasojë ka gjetur vdekjen.
.jpg)
Foto nga vendi i ngjarjes
Komente










