DEVOLL-Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e kësaj të diele, si pasojë e së cilit kanë humbur jetën dy gra, ndërsa ndodhet në gjendje të rëndë një fëmijë.

Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Korçë-Kapshticë. Mësohet se drejtuesi i mjetit, O.B, 47 vjeç, agjent doganor ka përplasur për vdekje dy këmbësoret, Anjeza Goni 32 vjeçe dhe Valmira Çuko, 34 vjeçe e ndërsa është rëndë fëmija, identiteti i të cilit nuk dihet ende.

Drejtuesi i mjetit ishte në gjendje të dehur dhe është arrestuar nga policia.