Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme pranë fshatit Bulgarec, në Korçë. Sipas informacioneve paraprake, një mjet ka përplasur një këmbësor, ku për pasojë ka mbetur i plagosur një 18-vjeçar.
I riu është është transportuar menjëherë drejt spitalit të Korçës, dhe aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Paraprakisht, mësohet se gjendja e tij shëndetësore është e rëndë.
Në vendngjarje ndodhet drejtuesi i mjetit dhe shërbimet e Policisë të cilat po punojnë për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.











Komente
Komento