KUKËS- Një aksident i rëndë automobilistik në aksin rrugor Kukës-Morinë, në vendin e quajtur Ura e Uzinës, nga i cili kanë humbur jetën 3 persona nga e njëjta familje nga Lugina e Preshevës dhe 2 të tjerë janë plagosur. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:00 të ditës së sotme, ku në aksident janë përplasur dy automjete një makine tip fuoristradë BMW x5 me targa Kosove KS 01-855-AF e cila është përplasur me një GOLF 3 me targa serbe VR 001 KZ.
Sipas policisë viktimat janë
Nga uniformat blu të Kukësit mësohet se viktimat janë Bashkim Hamidi 54 vjeç, gruaja e tij Zejmihane Hamidi dhe vajza e tyre Emrushe Hamidi 23 vjeçe, nga Lugina e Preshevës.
Sipas dëshmitareve largimi i vajzës nga automjeti ka qenë tepër i vështirë për shkak se dy automjetet janë shtypur nga përplasja me njeri-tjetrin.
Sipas hetimeve paraprake, bëhet e ditur se dy automjetet kanë qenë duke udhëtuar njëra drejt Kosovës e tjetra në të anasjelltë, kur janë përplasur gjë që ka bërë që dy prej viktimave të humbin jetën në vend, ndërkohë që viktima tjetër të ndërrojë jetë në spitalin e Kukësit.
Dyshohet se në automjetin tip GOLF kanë qenë duke udhëtuar anëtarët e së njëjtës familje, me origjinë nga Kosova. Policia e Kukësit dhe Shërbimi Zjarrfikës kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes, por ende nuk është bërë e mundur identifikimi I viktimave apo të të plagosurve.
Ndërkohë që 2 të plagosurit e tjerë janë dërguar në spitalin rajonal për të marrë mjekimin e nevojshëm, ndërkohë që sipas burimeve spitalore mësohet se ata janë jashtë rrezikut për jetën.

FOTO të tjera
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

FOTO të tjeraRedaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)