Një aksident rrugor është shënuar sot në aksin rrugor Mamurras-Laç, pranë zonës së Gjormit, ku dy automjete janë përplasur dhe më pas kanë dalë nga rruga.
Si pasojë e përplasjes një person ka ndërruar jetë ndërsa katër të tjerë kanë mbetur të plagosur, disa prej tyre në gjendje të rëndë.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave.
Komento
Komente








