MIRDITE- Gjyshe e mbesë kanë humbur jetën ditën e sotme në një aksident rrugor në “Rrugën e Kombit”, ndërsa ka mbetur i plagosur bashkëshorti i vajzës 18-vjeçare. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:00 në aksin Rrëshen-Kalimash në afërsi të fshatit Reps të Mirditës. Një automjet tip “Fiat” ka dalë nga rruga duke përplasur 3 kalimtarët që po ecnin anash rrugës. Si pasojë e goditjes ka humbur vajza 18-vjeçare Gjyste Tusha, dhe gjyshja e saj Marte Tusha, ndërsa është plagosur rëndë bashkëshorti i saj, Pashk Gjoka, i cili është dërguar me urgjencë në spitalin e Mirditës për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
 
Menjëherë pas aksidentit, drejtuesi i mjetit është larguar, por është ndaluar disa minuta më pas nga uniformat blu.
 
Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në komisariatin e Mirditës, ndërsa policia e mbërritur në vendngjarje po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

aksidenti me logo
aksidenti me logo
(Në foto: Automjeti që përplasi kalimtarët)

 
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)