TEPELENE-Një aksident me pasojë një të vdekur ndodhi këtë të shtunë në aksin Levan-Tepelenë. Një makinë ka dalë nga rruga, ku ka gjetur vdekjen 58-vjeçari Flamur Ismaili. 

Sipas informacioneve nga policia për Shqiptarja.com Ismaili udhëtonte në makinë sëbashku me familjen, pjesëtarët e të cilës kanë mbetur të plagosur si pasojë e aksidentit. 

Sipas hetimeve të para të policisë në terren, shkak për daljen e automjetit nga rruga dyshohet të jenë bërë kushtet e këqija atmosferike.

aksidenti levan
aksidenti levan

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)