FIER - Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur në aksin Levan-Tepelenë gjatë orëve të para të mëngjesit, ku si pasojë Edion Aliti humbi jetën si dhe një tjetër është plagosur, që mësohet të jetë punonjës i FNSH-së në Fier, Elton Lamaj.

Sipas burimeve bëhet me dije se makina tip Benz me targa AA 343 IB me të cilin udhëtonin të aksidentuarit është përplasur me trafikndarësin e rrugës. Kjo e fundit është futur brenda makinës duke i prerë këmbët viktimës dhe të plagosurit. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në vendin e quajtur ‘Poçem’. Menjëherë pas aksidentit, personi i plagosur është dërguar drejt spitalit nga një automjet i rastit.

Mjekët bëjnë me dije se personi i lënduar do të niset me urgjencë drejt Tiranës për një mjekim më të specializuar pasi gjendja e tij shëndetësore është e rëndë. Mësohet se të aksidentuarit janë me origjinë nga Levani. Shkak i aksidentit ka qenë humbja e kontrollit për shkak të shpejtësisë së madhe me të cilën udhëtonte makina.

aksident me logo

Redaksia Online
(d.a/Shqiptarja.com)