Një aksident me vdekje ka ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradën Levan-Tepelenë pranë vendit të quajtur “Rrethrrotullimi i Levanit.”
Dy automjete tip “Audi” dhe “Benz” janë përplasur me njëra-tjetrën dhe si pasojë e përplasjes së fortë ka humbur jetën drejtuesi i ‘Audi’-t, Dashmir Beca. 55-vjeçari, i cili humbi jetën në vend, është transportuar drejt morgut ndërsa shoferi tjetër, 40-vjeçari Gesti Muskaj, ndodhet jashtë rrezikut. Janë plagosur edhe 3 pasagjerë që ndodheshin te 'Benz'-i, por edhe ata janë jashtë rrezikut.
Paraprakisht dyshohet se shkaku kryesor i këtij aksidenti fatal ka qenë shpejtësia tej normave të lejuara e cila e ka bërë të pamundur manovrimin e mjeteve.
Njoftimi i policisë:
Në aksin rrugor “Levan-Tepelenë”, shtetasi G. M., 40 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, është përfshirë në një aksident rrugor me një automjet tip “Audi”, me drejtues shtetasin D. B., 55 vjeç.
Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i automjetit tip “Audi”, shtetasi D. B., ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Drejtuesi i automjetit tip “Benz”, shtetasi G. M., si dhe tre pasagjerët që ndodheshin në automjetin tip “Audi”, janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për dokumentimin dhe sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.
Lajmi kryesor:
E hëna nis me bilanc tragjik në rrugët e vendit, 2 të vdekur nga aksidentet në Fier e Durrës dhe 15 të plagosur (EMRAT+VIDEO)








