Deputeti i Partisë Socialiste Ramion Kurti, në një prononcim për mediat ka pohuar se situata në Frakull është vënë nen kontroll falë ndërhyrjes nga ajri dhe nga toka.
“Situata është vendosur në kontroll falë strukturave përkatëse, falë ndërhyrjes nga toka dhe ajri”, tha Kurti.
Kurti ka pohuar gjithashtu se ende nuk ka nje bilanc paraprak te dëmeve, por fatmirësisht në këtë zonë nuk pati persona të lenduar, banesa te djegura apo njësi ekonomike, por ka theksuar se menjeherë pas shuarjes së plotë te vatres aktive të zjarrit, komisionet do të dalin në terren për verifikimin e dëmeve.
Lajmi kryesor:
Zjarret, 11 vatra aktive në vend! Pas ndërhyrhjes me helikopter dhe 2 avionë vihen në kontroll flakët në Frakull të Fierit(VIDEO)
LAJMET MË TË VLERËSUARA








