Kodrat e gjelbëruara të Levanit që mund të shiheshin vetëm pak ditë më parë, pas zjarrit janë veçse sipërfaqe të hirta.

Në videon krahasuese, shihet sesi tokat e mbjella me pemë frutore e ullinj janë shkretuar, ndërsa shtëpitë, për të cilat shumë banorë u përpoqën t’i shpëtonin nga flakët, zbardhin mes panoramës së zymtë.

Levan, u dogj një banesë dhe një stallë, por bagëtitë shpëtuan. Megjithatë, ka dëm të konsiderueshëm edhe për blegtorinë.

Sot vatra është ende aktive dhe nuk përjashtohet rreziku i aktivizimit. Në terren ndodhen forca të shumta, si dhe një avion ‘Air Tractor’ e një helikopter.


Lajmi kryesor:

Zjarret/ Në Fier angazhohen 1 avion dhe 1 helikopter! Ndërhyrje nga ajri për vatrat në Bardhaj të Shkodrës, flakët pranë banesave