Familja përfshihet në aksident! Shoferja 20-vjeçare humb kontrollin e makinës në aksin Shkodër-Lezhë, vdes gjyshja, plagosen prindërit dhe vajza (VIDEO)

LEZHË- 73-vjeçarja Ikbale Kraja ka humbur jetën dhe tre të tjerë janë plagosur në një aksident tragjik të ndodhur rreth orës 20:00 të së dielës në Lezhë. Përplasja fatale ka ndodhur në aksin rrugor Shkodër-Lezhë në afërsi të Dajçit, ndërsa automjeti ka dalë nga rruga, duke prodhuar bilancin e rëndë. Automjeti po drejtohej nga 20-vjeçarja Fiona Behri , ndërsa u plagosën Artur Behri 53 vjeç, Ardita Behri 43 vjeçe dhe Olsa Behri 19-vjeçe, të gjithë anëtarë të një familjeje, të cilët u transportuan për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Lezhës.

"Rreth orës 20:00, në aksin rrugor Shkodër - Lezhë, në vendin e quajtur "Dajç", shtetasja F.B. 20 vjeçe, banuese në Shkodër, duke drejtuar automjetin tip "Renault", ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij duke dalë nga rruga. Për pasojë, ka ndërruar jetë shtetasi I.K. 73 vjeç, pasagjer në mjet, si dhe janë lënduar dhe ndodhen në Spitalin Rajonal Lezhë për mjekim edhe 3 pasagjerët e tjerë, shtetasit A.B. 53 vjeç, A.B. 43 vjeçe dhe O.B.19 vjeçe. Grupi hetimor vazhdon veprimet hetimore në vendin e ngjarjes për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit", njofton Policia.

Ky është aksidenti i 13 që ndodh në rrugët e Qarkut të Lezhës në harkun kohor prej gati 10 ditëve me një bilanc 4 të vdekur dhe 28 persona të plagosur. Kjo situatë e krijuar ka vënë në alarm dhe Policinë Rrugore e cila ka shtuar prezencën e saj në terren, ku brenda dy javësh janë ndëshkuar me gjoba mbi 1 mijë drejtues automjetesh të cilët janë kapur në shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor që bëhen burim aksidentesh.

Ndërkohë, më herët një person humbi jetën ndërsa 4 të tjerë mbeten të plagosur si pasojë e aksidenteve rrugore. Rreth orës 14:45, në autostradën Vlorë-Fier 19-vjeçari Edvin Skendaj që drejtonte mjetin tip ‘Nissan’ ka përplasur kalimtarin në anë të rrugës. Goditja ka qenë e fortë, ndaj 50-vjeçari Besnik Brakaj ndërroi jetë në vend.

Ndërsa rreth orës 14:30, në aksin rrugor Ersekë-Leskovik, në afërsi të fshatit Taç një 21 vjecar që drejtonte mjetin tip ‘Benz’ ka dalë nga rruga e për pasojë 4 pasagjerë mbeten të plagosur. Pas kryerjes së testit rezultoi se Enrik Lamçe drejtonte mjetin në gjendje të dehur dhe u shoqërua në Komisariat.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Scutari: 22/05/2022 21:55

    Nuk ka rruge me te mire persa i perket sinjalistikes sesa aksi Shkoder-Lezhe! Rruga eshte e drejte, nuk ka shume ngarkese, ka disa kryqezime qe duhet te respektosh tabelat, si dhe shume shofera/e qe kujtojne se te kapesh timon me dore, ke mesuar makinen. Ngushellime per plakun dhe urime qe keni shpetuar ju te tjeret...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Gripi i shpendëve, vatër në Zall-Herr të Tiranës, Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë: Morëm masat, u karantinua zona

Gripi i shpendëve, vatër në Zall-Herr të Tiranës, Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë: Morëm masat, u karantinua zona