LEZHË - Një aksident me vdekje është shënuar në hyrje të qytetit të Lezhës. Automjeti Land Rover me targa AA 985 AY përplasi për vdekje një këmbësor. Aksidenti ndodhi në orët e vona të së dielës, ku si pasojë e përplasjes nga makina humbi jetën Lek Tusha 45 vjeç.
Automjeti mësohet se drejtohej nga Fatjon Elezi i cili u shoqërua në polici.
Policia ka bërë të ditur se në momentin e aksidentit 45-vjeçari ka qenë duke kaluar nga njëri kah i rrugës në tjetrin dhe nuk e ka parë automjetin teksa lëvizte me shpejtësi. Përplasja ka qenë e fortë duke i shkaktuar plagë të shumta në kokë. Lek Tusha ndërroi jetë rrugës për në spital.
Dyshohet që shkak për aksidentin është bërë ndërprerja e rrugës nga ana e kalimtarit si dhe errësira në rrugë, duke mos i lënë mundësi drejtuesit të mjetit të manovrojë për të shmangur përplasjen e 45-vjeçarit.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO