LEZHE – Një 30 vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të ndodhur në superstradën Lezhë-Shkodër, në vendin e quajtur kryqëzimi i Kallmetit, për shkak të shpejtësisë së madhe.
Ngjarja ndodhi mbrëmë para mesnate, rreth orës 23:00, ndërsa viktima është Fran Kola nga fshati Troshan. Kola po kthehej nga Lezha për në shtëpinë e tij në fshatin Troshan, kur mjeti i tij ka dalë nga rruga e më pas është rrotulluar dhe zhvendosur përreth 100 metra. Policia thotë se shkak i aksidentit ishte shpejtësia e madhe.
Drejtuesi i automjetit gjeti vdjekjen e menjëhershme, pasi është zënë poshtë nga vetura e tij. Fran Kola sapo ishte kthyer nga Greqia, pas 8 vitesh emigrim dhe këtë fundjavë martonte mbesën e tij. (foto nga aksidenti)
(gm/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com