Ndërprerja e menjëhershme e rrugës së një makine, teksa ajo lëvizte në aksin rrugor Lezhë-Milot, rezultoi fatale per një 50-vjeçar i cili u përplas nga mjeti dhe humbi jetën.
Mbrëmjen e djeshme automjeti që drejtohej nga Artur Prendi,rreth 42 vjeç përplasi për vdekje 50-vjeçarin Gëzim Tuçi, teksa ky i fundit kalonte rrugën në këmbë. Dyshohet se prerja e rrugës së këmbësorit u bë shkak për aksidentin.
Drejtuesi i mjetit, i cili nga testi i alkoolit rezultoi negativ, u shoqërua në polici.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 23:00, në aksin rrugor Lezhë–Milot, automjeti me drejtues shtetasin A. P., rreth 42 vjeç, ka përplasur këmbësorin, shtetasin G. T., rreth 50 vjeç, i cili ka humbur jetën.
Drejtuesi i automjetit, shtetasi A. P., është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Lezhë për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të aksidentit, si dhe për përcaktimin e shkakut të tij.








Komente
Komento