Një zjarr i madh ka rënë pasditen e së shtunës në Lagjen e Spitalit, në Lezhë. Flakët kanë nisur fillimisht në një grumbull mbeturinash dhe më pas janë përhapur me shpejtësi në drejtim të banesave, duke krijuar rrezik serioz për banorët e zonës.
Falë ndërhyrjes së shpejtë të forcave zjarrfikëse dhe strukturave të emergjencave civile, zjarri u vu nën kontroll, duke shmangur përhapjen e mëtejshme të flakëve dhe dëmtimin e banesave.
Temperaturat e larta, që kanë arritur deri në 40 gradë Celsius, si dhe era e fortë, e vështirësuan punën e ekipeve të emergjencës, të cilat luftuan për disa orë deri në neutralizimin e plotë të situatës.
Ndërkohë, policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e zjarrit dhe për të verifikuar nëse ai është shkaktuar qëllimisht apo si pasojë e rrethanave aksidentale.
Lajmi kryesor:
Zjarr në Drenovë të Mallakastrës, rrezikohen banesat dhe varrezat! Vihet nën kontroll vatra në Palasë (VIDEO)










