Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në rrethrrotullimin e Plukut në Lushnje. Një mjet tip 'Benz' ka përplasur nga pas një mjet tip Volkswagen.
Si pasojë e aksidentit janë krijuar radhë të gjata në autostradë në lëvizjen drejt jugut, ndërsa s'ka persona të lënduar.
Ambulanca dhe policia ndodhen në vendngjarje për të zbardhur shkaqet e aksidentit si dhe për të menaxhuar trafikun e rënduar.
Shkak i përplasjes dyshohet shpejtësia e lartë e Mercedesit në afërsi të rrethrrotullimit, çka ka bërë që të përplaset nga pas me mjetin tip Volkswagen.
Komente












