Një aksident tragjik rrugor është regjistruar orët e para të ditës së sotme në aksin “Gjirokastër-Tepelenë” në vendin e quajtur “Bypass”.

Në aksident është përfshirë një automjet tip “Volkswagen” më targë AB797VP, ku udhëtonin Klejdi Myftari, 24 vjeç, dhe Anxhelo Ruçi, 27 vjeç, të cilët kanë humbur jetën për shkak të plagëve të marra.

Në aksident është përfshirë edhe një mjet tip Mercedes Benz me targa AB552LV, ku udhëtonin shtetasit Martin Dulaj, 25 vjeç, i cili ka ndërruar jetë në vendngjarje, si dhe Arsida Demiri, 19 vjeçe, e fejuara e Dulajt, e cila është transportuar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për ndihmë më të specializuar. Për gazetaren e Report Tv Joana Preja, burime nga spitali i Traumës informuan se 19-vjeçarja ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore, por me parametra jetësorë të qëndrueshëm.

27-vjeçari Anxhelo Ruçi është djali i Rami Ruçit, i cili është shefi i komisariatit të Tepelenës. Rrethanat e aksidentit vijojnë të mbeten të paqarta ndërsa hetimet po vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.

“Tepelenë/Informacion paraprak

Rreth orës 03:18, në aksin rrugor “Gjirokastër-Tepelenë”, në vendin e quajtur “Bypass”, automjeti me drejtues shtetasin M. D., 25 vjeç, banues në Tepelenë është përplasur me automjetin që drejtohej nga shtetasi K. M., 24 vjeç, banues në Tepelenë.

Si pasojë e aksidentit, kanë humbur jetën dy drejtuesit e automjeteve, pasagjeri shtetasi A. R., 27 vjeç, banues në Tepelenë, si dhe ka mbetur e dëmtuar shtetasja A. D., 19 vjeçe, banuese në Delvinë, e cila ndodhet në spitalin e Traumës, në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit”, njofton policia.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:02
Aksidenti tragjik me 3 viktima në Tepelenë, aktori Deivis Myslymi postim prekës: Pse mi more, o Zot? S'do t’ju harroj kurrë vëllezër

1767298068_aa.JPG

Aktori Deivis Myslymi ka reaguar pas humbjes se jetës në aksident të tre të rinjve Martin Dulaj, Anxhelo Ruçi dhe Klajdi Myftari në aksin ‘Gjirokastër-Tepelenë’.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, duke shprehur dhimbjen e thellë dhe pikëllimin për ndarjen e parakohshme të tyre, Myslymi shkruan se kujtimi i tyre do të mbetet i paharruar, ndërsa i kishte miq dy nga viktimat.

'Çfarë të shkruaj?! Çfarë të them për ju?! Pse m’i more, o Zot?! Një “pse” që nuk merr përgjigje… Ti e di, o Zot, pse. Të lutem, m’i ruaj atje lart. Nuk do t’ju harroj KURRË o vëllezër', shkruan ai.

Ora 20:16
Aksidenti tragjik në Tepelenë/ reagon Bashkia: Ngushëllime familjarëve të 3 viktimave

1767295405_aa.JPG

Bashkia Tepelenë ka reaguar pas aksidentit tragjik në aksin ‘Gjirokastër-Tepelenë’ ku humbën jetën tre të rinjtë, Martin Dulaj, Anxhelo Ruçi dhe Klajdi Myftari.

Në njoftimin zyrtar, Bashkia shpreh ngushëllime për familjarët dhe të afërmit e viktimave.

Postimi i Bashkisë Tepelenë:

‘Ngjarja e rëndë e ndodhur në këtë ditë të vitit ka tronditur thellë gjithë komunitetin e Tepelenës.  Ky fillim viti na gjen të pikëlluar, jo për një lindje apo gëzim, por për humbjen e parakohshme të tre të rinjve, bij të këtij qyteti të vogël.

Me hidhërim të thellë dhe në emër të Bashkisë Tepelenë, shprehim ngushëllimet më të sinqerta për familjarët e Martinit, Anxhelos dhe Klajdit, si edhe për të afërmit, shokët e miqtë e tyre.

Zoti ju dhëntë forcë, durim dhe kurajo për të përballuar këtë tragjedi të rëndë. Kujtimi i tyre do të mbetet i paharruar në zemrat e të gjithëve. Ceremonia mortore do të bëhet për: Martin Dulaj në fshatin veliqot ora 11.00, Anxhelo Ruçi në varrezat e qytetit Majkosh ora 11.00, Klajdi Myftari në varrzat e qytetit Majosh ora 12.00’, thuhet në njoftim.

Ora 13:32
Aksidenti tragjik në aksin ‘Gjirokastër-Tepelenë’, Report Tv siguron fotot e 3 të rinjve që humbën jetën

1767270570_sssssssssssssssssssssssss.jpg

Klejdi Myftari, Martin Dulaj, Anxhelo Ruçi

Personat që shihni në foto janë Klejdi Myftari 24 vjeç, Martin Dulaj 25 vjeç dhe Anxhelo Ruçi 27 vjeç, të cilët humbën jetën në aksidentin e regjistruar në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme në aksin “Gjirokastër-Tepelenë”.

Klejdi Myftari, 24-vjeçari që humbi jetën në aksident punonte si instumentist muzikor.

Dulaj po udhëtonte me një automjet tip “Mercedes Benz” së bashku me të fejuarën e tij Ardisa Demiri 19 vjeçe, e cila aktualisht ndodhet në spitalin e Traumës në gjendje të rëndë shëndetësore për jetën.

Klejdi Myftari udhëtonte së bashku me Anxhelo Ruçin, djalin e shefit të komisariatit të Tepelenës.

Ora 13:05
Aksidenti tragjik me 3 viktima në Tepelenë/ Del foto e 27-vjeçarit, i riu djali i shefit të komisariatit

Personi që shihni në foto është 27-vjeçari Anxhelo Ruçi, i cili ka ndërruar jetë në aksidentin e mëngjesit të sotëm në aksin rrugor “Gjirokastër-Tepelenë” në zonën e njohur si “Bypass”.

Anxhelo Ruçi është djali i shefit të komisariatit të Tepelenës, Rami Ruçi. 27-vjeçari po udhëtonte me një automjet tip “Volksëagen” më targë AB797VP, së bashku me 24-vjeçarin Klejdi Myftari, i cili gjithashtu ka ndërruar jetë.

Viktimë e këtij aksidenti ka mbetur dhe Martin Dulaj 25 vjeç, i cili po udhëtonte me një tjetër automjet se bashku me 19-vjeçares Arsida Demiri, e cila aktualisht ndodhet tek Trauma në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ora 12:25
Aksidenti me 3 viktima në Tepelenë, 19-vjeçarja në gjendje të rëndë tek Trauma

1767255824_WhatsAppImage20260101at09.15.24.jpeg

Arsida Demiri, 19-vjeçarja që mbeti e plagosur në aksidentin e rëndë në aksin rrugor Gjirokastër-Tepelenë, është transportuar në Spitalin e Traumës për trajtim më të specializuar.

Sipas burimeve, e reja ndodhet aktualisht në observimin e Urgjencë. Burime për gazetaren e Report Tv Joana Preja, mjekët bëjnë me dije se 19-vjeçarja është në gjendje të rëndë shëndetësore, por me parametra jetësorë të qëndrueshëm, ndërsa po mbahet nën monitorim intensiv.

Burimet theksojnë se, për shkak se ajo ka pësuar politraumë, ende nuk mund të konsiderohet jashtë rrezikut për jetën, pasi gjendja e saj mund të ndryshojë për shkak të plagëve të marra. Aktualisht po vijojnë konsultat mjekësore dhe është kërkuar konsultë urgjente me kardiologun dhe urologun.