DURRËS- Festa në një klub nate përfundoi në tragjedi për një çift që ishte martuar të dielën, vetëm 3 ditë më parë. Kleo Vrioni, 25 vjeç, dhe bashkëshortja e tij italiane, Sara Brugnatelli, 26 vjeçe, humbën jetën në një aksident tragjik në Manëz të Durrësit, bashkë me 15-vjeçarin Alvi Muhaxhiri.

Aksidenti ndodhi rreth orës 02:22, në një rrugë dytësore në Manëz. Të rinjtë po ktheheshin nga një lokal nate në Maminas, kur makina u përplas me një bordurë betoni. Report Tv ka siguruar pamjet nga momenti i aksidentit, ku duket se automjeti po lëvizte me shpejtësi shumë të lartë, dyshohet nga 115 deri në 130 km/orë, para se të përplasej me një bordurë dhe të përmbysej. Ka dyshime edhe se 25-vjeçari mund të ketë qenë nën efektin e alkoolit, por policia ende nuk ka një përfundim zyrtar të ekspertizës.

Pamjet e siguruara nga Report Tv tregojnë përmasat e rënda të aksidentit. Automjeti është shkatërruar plotësisht nga përplasja, ndërsa në vendngjarje kanë mbetur të shpërndara pjesë të tij. 

Nga aksidenti mbetën të plagosur edhe Rejsi Vrijoni, 26 vjeç dhe një 16-vjeçar me inicialet K. D. Të dy u transportuan drejt Tiranës për mjekim të specializuar, ndërsa 16-vjeçari mësohet se ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Burime nga Trauma bëjnë me dije se i mituri ka plagë të shumta te gjymtyrët dhe në pjesën e qafës. Ndërsa 25-vjeçari ndodhet në gjendje të stabilizuar, por do vijojë të mbahet nën monitorim.

Njfoftimi i policisë:

Rreth orës 02:22, në rrugën dytësore në Manzë, shtetasi K. V., 24 vjeç, duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe, për pasojë, automjeti është përplasur me një bordurë betoni.

Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i automjetit, shtetasi K. V., 25 vjeç, dhe pasagjerët, shtetasit S. B., 26 vjeçe, dhe A. M., 15 vjeç, kanë humbur jetën.

Pasagjerët e tjerë, shtetasit R. V., 25 vjeç, dhe K. D., 16 vjeç, janë dëmtuar dhe janë nisur drejt Tiranës për ndihmë mjekësore. K. D, ndodhet në gjëndje të rëndë shëndetësore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për dokumentimin dhe sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:21
Humbi jetën në aksidentin tragjik në Manzë, mësuesit e 15-vjeçarit: Ikja e tij lë një boshllëk të madh në bankat e shkollës dhe në zemrat e shokëve

1787167331_dtutiui.JPG

Aksidenti tragjik në Manzë të Durrësit, ku humbën jetën 25-vjeçari Kleo Vrioni, bashkëshortja e tij italiane, 26-vjeçarja Sara Brugnatelli dhe 15-vjeçari Alvi Muhaxhiri, ka lënë dhimbje të madhe te familjarët, miqtë dhe të afërmit e tyre.

Shkolla ku 15-vjeçari kryente studimet ka bërë një dedikim prekës për të miturin. Përmes një reagimi në rrjetet sociale, në faqen e 'Leonik Tomeo' shkruhet se ndarja e tij e parakohshme nga jeta la një boshllëk të madh në bankat e shkollës dhe zemrat e të gjithë mësuesve e shokëve të tij.

“Me hidhërim të thellë e zemër të thyer mësuam lajmin për ndarjen e parakohshme nga jeta të nxënësit tonë të dashur Alvi  Muhaxhiri.  Ikja e tij kaq e shpejtë la një boshllëk të madh në bankat e shkollës sonë dhe në zemrat e të gjithë mësuesve e shokëve të tij.

Në këto momente të vështira, i shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjarëve. Zoti ju dhëntë forcë për të përballuar këtë dhimbje të papërshkrueshme. Kujtimi dhe buzëqeshja e tij do të mbeten përherë të gjalla në shkollën tonë. U prehtë në paqe shpirti yt Alvi!”, thuhet në reagimin e 'Leonik Tomeo.'

Ora 20:14
Humbën jetën çifti i sapomartuar dhe një i mitur, Report Tv siguron pamjet nga momenti i aksidentit tragjik në Durrës! Makina me shpejtësi përplaset me bordurën (VIDEO)

Report Tv ka siguruar pamje nga momenti i aksidentit tragjik të ndodhur në Durrës, ku humbi jetën 25-vjeçari Kleo Vrioni, 26-vjeçarja Sara Brugnatelli (të sapomartuar) dhe 15-vjeçari Alvi Muhaxhiri, si dhe mbetën të plagosur edhe 2 persona të tjerë.

Nga pamjet e siguruara nga Report Tv, duket se automjeti i drejtuar nga Kleo Vrioni ka qenë me shpejtësi të lartë dhe është përplasur me një bordurë, duke u përmbysur.

Dyshohet se automjeti ka qenë duke lëvizur me një shpejtësi nga 115-130 km/h, ndërkohë që shoferi dyshohet se ka qenë nën efektin e alkoolit teksa ishte në timon.

Ora 19:22
Aksidenti tragjik me 3 viktima dhe 2 të plagosur në Durrës, makina lëvizte me shpejtësi deri në 130 km/orë, drejtuesi nën efektin e alkoolit

1787160620_aksidentdurres.png

Të tjera detaje kanë dalë nga ngjarja tragjike e ndodhur ditën e sotme në Durrës, ku humbi jetën 25-vjeçari Kleo Vrioni, 26-vjeçarja Sara Brugnatelli (të sapomartuar) dhe 15-vjeçari Alvi Muhaxhiri, si dhe mbetën të plagosur edhe 2 persona të tjerë.

Dyshohet se automjeti i cili drejtohej nga Kleo Vrioni po udhëtonte me një shpejtësi nga 115-130 km/orë para ngjarjes. Po ashtu dyshohet se drejtuesi i mjetit kishte konsumuar alkool para aksidentit. Megjithatë Policia ka njoftuar se ende nuk ka një përfundim zyrtar të ekspertizës.

Nga rindërtimi i skenës së ngjarjes rezulton se drejtuesi i automjetit humbi kontrollin në momentin e marrjes së kthesës, duke u përplasur me një bordurë. Më pas automjeti u përmbys dhe lëvizi ‘zvarrë’ përreth 40 metra.

Ora 11:42
Mbeti viktimë e aksidentit tragjik në Durrës, Report Tv siguron foton e 15-vjeçarit

1787132780_15vjecari.jpg

Foto: Alvi Muhaxhiri

Report Tv ka siguruar foton e 15-vjeçarit Alvi Muhaxhiri, që mbeti viktimë e aksidentit tragjik në Manëz të Durrësit.

I mituri pasagjer në makinën e Kleo Vrionit që po ktheheshin nga një lokal nate nuk mundi t'i mbijetojë plagëve të marra.

Ora 09:46
FOTO-LAJM/ Ndërruan jetë pas aksidentit në Durrës, ky është çifti i të rinjve që u martuan të dielën

Foto: Sara Brugentelli dhe Kleo Vrioni

Është publikuar foto e çiftit të sapomartuar që ndërruan jetë në orët e para të mëngjesit të sotëm në Durrës.

Kleo Vrioni, Sara Brugnatelli dhe 3 të tjerë ishin duke u kthyer nga një lokal nate kur i riu 25-vjeçar humbi kontrollin e automjetit dhe u përplas me një bordurë betoni.

Ora 08:35
Ndërruan jetë pas aksidentit tragjik, shoferi 25-vjeçar dhe e reja italiane ishin martuar vetëm para pak ditësh (VIDEO)

 

Kleo Vrioni, drejtuesi i mjetit që ndërroi jetë pas aksidentit tragjik ishte martuar vetëm disa ditë më parë (të dielën) me të renë italiane me Sara Brugnatelli, e cila gjithashtu ndërroi jetë.

Sipas informacioneve paraprake të rinjtë kishin qenë në një lokal nate në Maminas dhe po ktheheshin.

Ndërkohë dyshohet se 25-vjeçari ka qenë duke lëvizur me shpejtësi.

Xh.K/Shqiptarja.com
Sa e vlerësoni këtë artikull?
2.8 / 5 (5 vlerësime)

Komente

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Malerd: 19/08/2026 23:11

    Me kto rrug që kemi ne o i dashur popull as me 40 nuk ecet. Shikoni si ka kërcy makina te gropa në moment që ësht nrejt pluhuri

    Përgjigju
  • Koli: 19/08/2026 11:03

    Po ca jeni tu bo mer burr me kto makinat se ju ka ik truni te gjithve. Jepini mor avash se per te arrit keni

    Përgjigju
  • jon: 19/08/2026 09:40

    MOSHA,SHPEJTËSIA,ALKOLI .....

    Përgjigju
    • Or tej: 19/08/2026 09:51

      Po te kishte guard rail dhe makina te qendronte ne rruge ndoshta mund te evitohej perplasja fatale me betonin e ures. Me pak fjale po te kishte halla koqe do i thonim daje or teeeejjjjj

  • Sondazhi i ditës: 15 Gusht, 13:45

    Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri?