Një aksident rrugor u regjistrua mëngjesin e kësaj të hëne (18 janar) në mbikalimin e Rinasit.

Një makinë tip 'Audi' është përplasur me trafikndarësen e për pasojë ka pasur dëme materiale.

Fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar. Nuk dihen ende rrethanat e këtij aksidenti teksa policia ka arritur në vendngjarje.

Si pasojë e këtij aksidenti është bllokuar rruga dhe janë shkaktuar radhë të gjata.