Një aksident me pasojë tre persona të plagosur ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Fushë Krujë- Milot. Një makinë tip ‘Fiat’ me targa italiane e cila udhëtonte nga Laçi në drejtim të Tiranës është përplasur me një ‘Golf’.
Shkak i aksidentit është bërë ‘Golf’-i, që ka tentuar të parakalojë por ka goditur përballë ‘Fiat’-in. Për pasojë janë plagosur tre personat nga Fieri që ndodheshin në mjetin tip ‘Fiat’.
Ata janë; Arbër Gjini 33-vjeç, Trifon Gjini 63-veç dhe Lena Gjini 55-vjeçe nga një familje. Të plagosurit janë transportuar për në spitalin e Traumës në Tiranë nga një makinë e rastit. Në Shqipëri në muajt e fundit janë regjistruar shumë viktima dhe të plagosur nga aksidentet rrugore.
Nuk duhet të ketë më injorantë se laçjanët në timon.
Përgjigju