Aksident i rëndë në Mirditë, humbin jetën dy të rinj! Mjeti futet mes për mes mbrojtëses metalike të rrugës, plagoset rëndë drejtuesi (VIDEO)

MIRDITË- Dy të rinj humbën jetën dhe një tjetër u plagos rëndë në një aksident tragjik të ndodhur në orët e para të mëngjesit të kësaj të shtune në Rrugën e Kombit. Ngjarja ndodhi rreth orës 2 e 30 minuta në afërsi të Rubikut dhe siç tregojnë pamjet, makina është përplasur me barrierën metalike e cila ka përshkuar tej për tej mjetin!

Denis Gjeta, 30 vjeç dhe Marius Çeça 31 vjeç, të dy banues në Tiranë, mbetën viktima. Ata po udhëtonin si pasagjerë në makinën që drejtohej nga 35-vjeçari Marsel Busho. Ky i fundit mbeti i plagosur dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve në spitalin e Traumës!

Shkak për aksidentin paraprakisht dyshohet se u bë humbja e kontrollit të mjetit nga ana e 35-vjeçarit Busho, por rrethanat mbeten ende nën hetim.

Segmenti Milot-Rubik është ndër pjesët më problematike të rrugës së Kombit dhe në hartën e njollave te zeza të aksidenteve.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:28
Aksidenti në makinë, VIDEO nga momenti kur zjarrfikësit presin më gurë fresibël mbrojtësen metalike, trupat e viktimave ende në makinë

 

Kjo është video pas aksidentit të rëndë në Mirditë, ku humbën dy jetën dy të rinjtë nga Tirana. Në video shihet momenti kur zjarrfikësit kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po presin me gurë fresibël mbajtëset metalike që janë futur mes për mes makinës. Ndërkohë, të rinjtë janë ende në makinë.

Ora 09:30
Del FOTO nga aksidenti i rëndë në Mirditë ku humbën jetën dy të rinjtë, mbrojtësja metalike e rrugës futet mes për mes makinës

1660979671_page.jpg

Një aksident i rëndë është regjistruar gjatë mesnatës në Mirditë. Kjo është foto e aksidentit, ku duket si makina pasi ka humbur kontrollin ka përfunduar jashtë aksit rrugor, ndërsa mbrojtëset metalike janë futur mes për mes makinës.

Ora 09:00
EMRAT/ Kush janë dy të rinjtë që humbën jetën nga aksidenti i rëndë në Mirditë

1660982203_11.jpg

Denis Gjeta, 30 vjeç, dhe Marius Çeça, 31 vjeç, nga Tirana, janë dy të rinjtë që humbën jetën nga aksidenti i rëndë që u regjistrua gjatë mesnatës në Mirditë.

SI.E./B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kastrati: 20/08/2022 13:44

    Pse nuk i publikoni komentet sic jane realisht.. Lereni te verteten te lexohet se kto vlejne dhe per ju qe punoni ne media Dhe kudo, se kuptoni si po jetoni si skllever te perdorur cdo dite.

    Përgjigju
  • Hasani: 20/08/2022 12:03

    Shume i sakte ky koment Ngushullimet me te sinqerta familjeve te dy te rinjve por keshtu do te ndodhe kur nuk respektohen rregullat e ecjes me makine

    Përgjigju
  • Vip: 20/08/2022 12:00

    Kjo kompania qe ka bere ate rruge ka pergjegjesi totale ne kete rast . Trafik ndaresja duhet te futet ne toke ne te 2 krahet e saj dhe jo te rrije si bajonete aty . Po ku kemi kohe ne gazetaret ???? kemi hallin e politikes me pare se jeten e qytetareve

    Përgjigju
  • Shqiptari: 20/08/2022 11:17

    Me pakesimin e lindjeve, me shtimin e vrasjeve dhe aksidenteve po behet qe dalengadale te shuhet kjo rrace e mallkuar qe paskemi qene.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë