TIRANË-  Kjo javë ka regjistruar një bilanc tragjik sa i përket viktimave si pasojë e aksidenteve rrugore. Report Tv bën me dije se në 1 javë kanë humbur jetën 5 persona, 1 në Fier, 1 në Tiranë, 1 në Berat dhe 2 të rinj së fundmi në Mirditë. Shkak i aksidenteve me 5 viktima ka qenë shpejtësia e lartë dhe humbja e kontrollit.

Gazetari Arsen Rusta ka mësuar se në ndryshim nga sa është thënë, makina inteligjente me blic nuk po përdoret. Pjesë e projektit u prezantuan 12 makina inteligjente, vetëm njëra u vunë në punë në fillim, por tani nuk është funksionale.

Autostradat prej javësh nuk po monitorohen me makinë inteligjente, po me radarë manual. Shkaqet pse kjo makinë inteligjente nuk është në punë nuk dihen.

Makina inteligjente