Peqin-Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në mesnatë në aksin rrugor Elbasan- Peqin.
Një 55-vjeçar ka humbur jetën, pasi duke udhëtuar me një motor pa targa sipas të dhënave të policisë së Elbasanit ka dalë nga rruga duke u përplasur me bordurën mbrojtëse në vendin e quajtur Vashaj.
Përplasja me bordurën ka rezultuar fatale për të moshuarin Ymer Blloku 55 vjeç nga fshati Çermë i Lushnjes.
Policia ka mbërritur në vendin ngjarjes duke nisur hetimet, ndërsa nga të dhënat e para mendohet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia me të cilën po lëvizte i moshuari dhe mungesa e ndriçimit në rrugë.
d.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com