Një person ka humbur jetën dhe një tjetër është plagosur rëndë ditë e sotme në Pezë Helmës të Tiranës, si pasojë e një aksidenti.
Dyshohet se drejtuesi i mjetit,Fasli Hysa, humbi kontrollin e mjetit dhe doli nga rruga, ndërsa për pasojë ndërroi jetë në vend pasagjeri, i identifikuar si Armand Goga. Drejtuesi i mjetit ka marrë plagë të rënda, ndërsa është dërguar në spital ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Nuk dihen shkaqet e aksidentit, teksa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.