Një aksident me pasojë plagosjen e një personi ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Volorekë të Pogradecit.

Mësohet se një person me inicialet B.M., teksa drejtonte automjetin tip 'Benz', ka humbur kontrollin duke përplasur këmbësorin 54-vjeçar me inicialet A.D..

Report Tv mëson se ky i fundit është dërguar menjëherë në spital pas aksidentit, ndërsa aktualisht ndodhet në reanimacion.

Sakaq, burme për Report Tv bëjnë me dije se drejtuesi i mjetit është shoqruar në komisariat për veprime të mëtejshme hetimore.

Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.