Aksident në Pogradec, makina përplaset me motorin, plagoset 45-vjeçari dhe djali i tij i mitur

POGRADEC- Një aksident ka ndodhur rreth orës 18:50, në aksin rrugor Korçë-Pogradec, në afërsi të fshatit Gështenjas ku një makinë tip "Benz" me dretues B. Y., është përplasur me një motor pa targë me drejtuesin një 45-vjeçar me iniciale  A.C.

Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar drejtuesi i motorit dhe djali i tij i mitur rreth 14 vjeç, pasagjer, banues në fshatin Leshnicë, Pogradec. Ata janë dërguar në Spitalin e Pogradecit dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

"Më datë 10.08.2022, rreth orës 18:50, në aksin rrugor Korçë-Pogradec, në afërsi të fshatit Gështenjas, mjeti tip "Benz" me drejtues shtetasin B. Y., është përfshirë në një aksident me një motomjet pa targë, me drejtues shtetasin A. C., 45 vjeç.  Për pasojë janë dëmtuar drejtuesi i motomjetit shtetasi A. C. dhe djali i tij  rreth 14 vjeç, pasagjer, banues në fshatin Leshnicë, Pogradec, të cilët ndodhen në Spitalin e Pogradecit nën kujdesin e mjekëve. Me drejtuesin e mjetit tip "Benz", shtetasin B. Y.", njofton Policia.

S.C/LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se vendosja e fashës 800 kWh do të sjellë kursim të energjisë?



×

Lajmi i fundit

Gjyqi me ministren e Arsimit, Vokshi: S’ka paraqitur asnjë provë! Sot mësuesit kanë frikë të flasin, janë të survejuar nga patronazhistët

Gjyqi me ministren e Arsimit, Vokshi: S’ka paraqitur asnjë provë! Sot mësuesit kanë frikë të flasin, janë të survejuar nga patronazhistët