Një 50-vjeçar ka ndërruar jetë pasi është aksidentuar në punë në Rrilë të Lezhës. Ai ka humbur jetën në spital.

Burime bëjnë me dije rreth orës 15:30, punonjësi Ndue Gjinaj ka rënë nga një lartësi prej 3 metrash teksa punonte në një fabrikë mielli. 

Grupi hetimor vijon veprimet në vendin e ngjarjes, me qëllim dokumentimin e plotë ligjor të rrethanave të kësaj ngjarjeje.