Një aksident ka ndodhur këtë të premte në qendër të qytetit të Korçës.
Sipas informacioneve të para një makinë tip "Benz" ka përplasur një 79 vjeçar me biçikletë përballë katedrales së qytetit.
I moshuari Muhamet Allisha mbeti i plagosur rëndë, por nuk mundi që tu shpëtojë plagëve që kishte marrë dhe ndërroi jetë rrugës për në spitalin e Traumës.
Policia ka vënë në pranga drejtuesen e mjetit, 28-vjeçaren Olta Meta banuese në Korçë.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.
Policia ka vënë në pranga 28-vjeçaren O.M, e cila përplasi të moshuarin me biçikletë në qendër të Korçës. I moshuari ndërroi jetë rrugës për në spital.
‘Në vijim të informacionit paraprak të dhënë pasditen e sotme, për një aksident rrugor ju informojmë se specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban të DVP Korçë, arrestuan në flagrancë shtetasen O. M., 28 vjeçe, banuese në Korçë, pasi në bulevard "Republika", Korçë, duke drejtuar automjetin tip "Benz", ka aksidentuar biçiklistin M. A., 79 vjeç, banues në Korçë, i cili ndërroi jetë në spitalin e Korçës. Nga ana e Policisë po kryhen veprimet hetimore dhe po punohet për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë.’- njofton policia.
Muhamet Allisha ka ndërruar jetë pasi u përplas nga një makinë në qendër të Korçës pasditen e sotme (22 shtator).