Një aksident i pazakontë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së enjtes, rreth orës 04:30, në aksin rrugor Vlorë–Orikum, në vendin e quajtur Radhimë.
Sipas policisë, një automjet tip “Volkswagen” me targa AB087LB, që drejtohej nga shtetasi G.D., është përplasur me katër kuaj që ndodheshin në mes të rrugës. Si pasojë e goditjes së fortë, të katër kafshët kanë ngordhur në vend.
Nga të dhënat paraprake, dyshohet se automjeti po lëvizte me shpejtësi mbi normat e lejuara në momentin e përplasjes. Ndërkohë, testi i alkoolit i kryer ndaj drejtuesit të mjetit rezultoi negativ (0.00 mg/l).
Grupi hetimor po punon për të përcaktuar shkaqet e plota të aksidentit dhe rrethanat në të cilat ndodhi ngjarja.
Komente









Te arrestohet pronari i kuajve dhe te demshperblej makinen e pronarit..edhe spitalin faturen tja dergojn pronarit te kuajve..se ka ber nje dem shum te madh monetare ne rast se nuk paguan ti sekuestrohet shtepia dhe te shitet leket ti marri pronari i makines..
PërgjigjuQe kafshet ishin pa kontroll e te lene te lire ne rruge,ky eshte faji i pronarit te tyre,por ama ky kamikazi injorant me ate shpejtesi tej normave kishte per te goditur heret a vone ndonje makine,o ndonje kembesor,ose do te hante koken e tij.E pesuan kuajt e shkrete.
Përgjigju