Një aksident rrugor raportohet të ketë ndodhur orët e para të mëngjesit të ditës së sotme në aksin rrugor Bradashesh.

Dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin ndërsa janë lënduar 2 persona. Deri më tani rrethanat e aksidentit janë të paqarta.

Sakaq, në vendin e ngjarjes ndodhet grupi hetimor teksa po punohet për dokumentin e plotë të rastit.