Prozator, poet e folklorist, publicist, përralltar e kritik letrar, Kuteli i la që në të gjallë kulturës dhe mendimit shqiptar mbi 10 botime letrare.
Shqiptarët i hedhin plehra themeleve të shtëpisë së tij. Vetëm 20 metra nga kopshti i Lasgushit shtëpia ëdhtë rrënuar dhe ka mbetur vend hedhurinash. Rrugica e ngushtë që dikur lidhte shtëpitë e dy njerëzve të letrave është mbylluar me mure dhe gurë si për t'i ndarë ata poetë edhe pas vdekjes.
Pjesë nga letra e lamtumirës për bashkëshorten:
“Fëmijët i porosit ta duan vendin dhe gjuhën tonë gjer në vuajtje. Të mos u shqasë zemra kundër Shqipërisë as kur do të vuajnë pa faj. Atdheu është atdhe, bile atëherë kur të vret. Këtu kanë lindur, këtu të rrojnë me mish e shpirt, qoftë edhe me dhembje.”
Dhimitër Pasko (Mitrush Kuteli)/Marrë nga Facebook












Komente
Komento