Një aksident është shënuar sot në rrugën e Kombit, segmenti Milot-Rreshen pranë urës së Zogut.

Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, duke shkaktuar plagosjen e tre personave.

Të plagosurit janë dërguar në spitalin e Laçit, bëjnë me dije burime për Report Tv.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po kryen hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Po në të njëjtin vend ndodhi një tjetër aksident të shtunën e 9 nëntorit, ku mbetën të plagosur 6 persona mes të cilave katër gra nga Kosova.