Një aksident me pasojë vdekjen e një personi është shënuar pasditen e sotme në afërsi të mbikalimit të Shtiqnit ne Kukës, pjesë e Rrugës Kombit.

Automjeti tip "Opel" me targa AA045 DZ, i cili po vinte nga Kosova,  pasi ka humbur kontrollin per shkak të shpjetësisë dhe lageshtirës në këtë segment ka dale nga rruga dhe ka përfunduar në një kanal kullues. 

Për pasojë ka gjetur vdekjen shtetasi Vasil Zef Lleshi, 22-vjec nga Mirdita si dhe kanë mbetur të plagosur dy persona të tjerë te cilët janë dërguar në spitalin e Kukësit.

Efektivët e policisë kanë nisur punën për zbardhjen e rrethanave të aksidentit. 

aksident
aksident
aksident
(Në foto: Aksidenti që ka ndodhur në Kukës) Foto të tjera

Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)