Aksident në rrugën e Selenicës, makina përfundon në kanal! Dërgohet në spital 43-vjeçarja

Dy makina janë përfshirë në një aksident në Vlorë, të martën, duke lënë dy të lënduar.

Mësohet se një automjet me drejtues I. C., 36 vjeç, si pasojë e shpejtësisë së lartë ka goditur nga pas një makinë tjetër me drejtues A. A., 51 vjeç, ku kjo e fundit ka përfunduar në kanal. Nga aksidenti kanë mbetur të dëmtuar shoferi dhe pasagjerja e makinës që ra në kanal, M.A. 43 vjeçe, e cila është dërguar në spital e ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

43-vjeçarja humbi ndjenjat, por u dërgua me ambulancë në spital së bashku me shoferin 51-vjeçar, ky ku i fundit është në gjendje të mirë shëndetësore. Të aksidentuarit i përkasin një familje nga fshati Karbunar, Vlorë.

Ngjarja ndodhi rreth orës 20:30, në aksin rrugor Vlorë-Selenicë, në afërsi të fshatit Armen.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.

D.GJ/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Erdogan: Izraeli do të paguajë çmimin për shtypjen e palestinezëve! E domosdoshme krijimi i shtetit të Palestinës

Erdogan: Izraeli do të paguajë çmimin për shtypjen e palestinezëve! E domosdoshme krijimi i shtetit të Palestinës