Një aksident rrugor është regjistruar pranë fshatit Tresh, në rrugën e vjetër Lezhë–Milot, ku një automjet ka humbur kontrollin gjatë lëvizjes.

Si pasojë e aksidentit, janë dëmtuar tre persona, drejtuesi Denis Lleshi dhe pasagjerët Klinton Perlesi e Aleks Laloshi. Një prej tyre ndodhet në gjendje të rënduar shëndetësore, dhe po dërgohet drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.

Njëri prej tyre është transportuar me urgjencë drejt spitalit për ndihmë mjekësore, ndërsa dy të tjerët ndodhen në vendngjarje dhe fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.