Në stadiumin ‘Air Albania’ në kryeqytet po zhvillohet derbi i parë mes Partizanit dhe Tiranës.

Rreth 8 mijë tifozë tifozë të të dy skuadrave kanë shkuar në stadium për të ndjekur nga afër ekipet e tyre të zemrës.

Flakadanët kanë ‘pushtuar’ tribunat, ndërkohë që disa orë para sfidës, pranë stadiumit pati përplasje mes mbështetësve të të dy skuadrave. U desh ndërhyrja e policisë që situata të normalizohek.

Dy rivalët historikë kanë zbritur në fushë në një përballje me peshë të madhe, pasi të dy ekipet po kalojnë një nisje zhgënjyese të kampionatit dhe kërkojnë fitoren që mund t'u japë kthesë rezultateve.