LUSHNJE- Plagosen gjashtë persona nga përplasja e dy mjeteve në vendin e quajtur në vendin e quajtur "Rotondo e Karbunarës" në Lushnje. Të plagosur kanë mbetur S.Ç, 73 vjeç, M.Ç, 50 vjeçe, E.Ç, 13 vjeç, L.Ç, 73 vjeçe, A.K dhe I.K, 51 vjeç.
Një prej personave të plagosur ka mbetur fillimisht i bllokuar në mjet, por me ndërhyrjen e forcave zjarrfikësve dhe policisë ai është nxjerrë nga makina dhe është drejt spitalit të Traumës në Tiranë për një mjekim më të specializuar.
Policia njofton se grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Komente











