VIDEO/ Aksident në rrugën Pogradec-Qafë Thanë, drejtuesi i kamionit humb kontrollin e mjetit

Një aksident është regjistruar pasditen e sotme në aksin nacional Pogradec-Qafë Thanë në afërsi të fshatit Piskupat.

Sipas informacioneve të para mësohet se drejtuesi i një mjeti të tonazhit të rëndë ka humbur kontrollin e për pasojë ka përfunduar i përplasur me anësoret e rrugës duke ngrirë edhe qarkullimin për rreth 50 minuta, duke bërë që të krijohen rradhë kilometrike të automjeteve.

Më pas është bërë pastrimi i rrugës, duke parë se kishte pasur rrjedhje vaji të kamionit, gjë që mund të ketë shkaktuar edhe humbjen e kontrollit të mjetit nga ana e drejtuesit. 

Fatmirësisht nuk ka njerëz të lënduar, ndërsa policia ndodhet në vendin e ngjarjes për zbardhjen e plotë të rrethanave. 

Rreth 1 vit më parë në të njëjtin vend ka pasur një aksident të ngjashëm ku është përfshirë një tjetër mjet i tonazhit të rëndë.

 

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Genci: 03/05/2023 18:26

    Kush e ka projektuar kete aks eshte per Burg,por ju ngelshin ne fyt ato lek qe kane mare se rruget e pakistanit Jane yll para ketij aksi rrugor,

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Lushnja përmbys 4-3 Vorën në 'Roza Haxhiu', ndryshon renditja në Kategorinë e Parë

Lushnja përmbys 4-3 Vorën në 'Roza Haxhiu', ndryshon renditja në Kategorinë e Parë