2 turistë spanjollë kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti në rrugën SarandëKsamil ku u përfshinë tre automjete

Bëhet fjalë për 24 vjeçarin Jove Pibrall Jove dhe 37 vjeçaren Catia Picac, të cilët ndodheshin në Sarandë për turizëm.

Sipas burimeve nga bluzat e bardha, 24-vjeçari ka pësuar dëmtime më të rënda.

Pasi mori ndihmën e parë në Spitalin e Sarandës, ai është transportuar me ambulancë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, për mjekim të specializuar.

Ndërkohë, 37-vjeçarja ka pësuar dëmtime në kokë dhe po merr trajtim mjekësor në Spitalin e Sarandës.

Për shkak të aksidentit, qarkullimi në aksin Sarandë–Ksamil u ndërpre për disa minuta, ndërsa Policia po vijon veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.