Aksident në Vlorë-Fier/ Po kalonte rrugën me tufën e deleve, çobani përplaset nga 2 makina! Ndërron jetë pas disa orësh në spital (EMRI)

VLORË- Një aksident i rëndë ka ndodhur paraditen e sotme (24 janar) në aksin Vlorë-Fier ku 2 makina kanë përplasur një çoban, në kohën kur ky i fundit po tentonte të kalonte rrugën me tufën e deleve. 

I plagosuri Naun Kaçani, 75-vjeç mbeti i plagosur rëndë dhe u dërgua për mjekim të mëtejshëm në spital. Por për shkak të plagëve të rënda, 75-vjeçari ndërroi jetë disa orë më pas në spital.

Siç shihet edhe në pamjet e siguruara nga Report Tv, aksidenti ka qenë i rëndë pasi makinat me drejtues T.D, 74 vjeç dhe M.D, 33 vjeç janë përplasur edhe me njëra-tjetrën duke pësuar dëme të shumta materiale.

Ndërkohë policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave.

 

B.V/M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Poshte Sali Berisha!!!: 24/01/2024 11:53

    Autostrada eshte per makina jo per tufen me dele! Uroj te behet mire Çobani dhe heren tjeter te kaloj nga duhet kaluar.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

'Mbi 100 mijë çekë po vijnë për turizëm në Shqipëri', Spiropali takim me homologen Adamova

'Mbi 100 mijë çekë po vijnë për turizëm në Shqipëri', Spiropali takim me homologen Adamova