Tiranë/ Aksidentohet makina që shoqëronte familjen e gjyqtares Irena Gjoka! Më 26 dhjetor vendos masën e sigurisë për Sali Berishën

Tiranë/ Aksidentohet makina që shoqëronte familjen e gjyqtares Irena Gjoka! Më 26 dhjetor vendos masën e sigurisë për Sali Berishën

Sali Berisha dhe Irena Gjoka

TIRANË - Makina që u përfshi në aksident mbrëmjen e sotme (22 dhjetor 2023) në zonën e Selitës në Tiranë po eskortonte familjen e gjyqtares së Gjykatës së Posaçme Antikorrupsion, Irena Gjoka, informon gazetarja e Top Channel Anila Hoxha.

Më 26 dhjetor Gjyqtarja Gjoka caktoi seancën për shqyrtimin e kërkesën e Prokurorisë së Posaçme për zëvendësuar masën e sigurisë 'nga detyrim me paraqitje' në 'arrest shtëpie' ndaj ish kryeministrit Sali Berisha i akuzuar për korrupsion pasiv në bashkëpunim në aferën e privatizimit të ish-kompleksit sportiv Partizani. 

Kërkesa erdhi pasi Kuvendi autorizoi një ditë më parë SPAK për arrestin e Sali Berishës, pasi refuzoi disa herë të zbatonte detyrimin me paraqitje para oficeres gjyqësore. 

Mbrëmjen e sotme makina e Gardës së Republikës ku ndodhej familja e kryegjyqtares së GJKKO-së, - e cila po ruhet me masa shtesë, pas vendimit që Gjoka dha më 20 tetor 2023 për ish-kryeministrin Sali Berisha, - u përplas nga një makinë policie.

Në dëshminë e dhënë, polici është shprehur se teksa po drejtonte makinën humbi kontrollin për shkak të shiut, duke ia lënë fajin “rrugës”. Paraprakisht, dyshohet se efektivi, që është prezantuar si polic nga Elbasani, po udhëtonte me shpejtësi tej normave të lejuara.

Megjithatë, për këtë ngjarje kanë nisur hetimet dhe po kryhen verifikime urgjente nga SHISH dhe Garda raporton gazetarja e Top Channel Anila Hoxha.

Cfare informoi policia para 2 oresh 

Në njoftimin që policia e Tiranës shpërndau rreth orës 21:50 nuk jepej shumë detaje por informohej se një automjet është përplasur me makinën e policisë dhe si pasojë efektivi ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga. Fatmirësisht nuk ka pasur persona të plagosur, por vetëm dëme materiale.

“Më datë 22.12.2023, në Selitë, janë përplasur (vetëm me dëme materiale) automjeti me drejtues shtetasin A. D., me automjetin e Policisë, me drejtues shtetasin I. H. Si pasojë shtetasi I. H., ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe automjeti ka dalë nga rruga”, njofton policia e Tiranës. 

Prej ditësh Garda e Republikës kishte shtuar truprojat për ruajtjen e gjyqtares Irena Gjoka e cila vijon të përballet me sulme verbale të njëpasnjëshme dhe shantazhe publike të Berishës në deklaratat e tij live nëpër konferenca për median që transmetohen live apo dhe në takimet e tij politike me deputetët e  Rithemelimit apo militantë.

Si drejtuese e gjykatës së Posaçme, Gjoka kishte pasur deri katër truproja, ndërkohë që ky numër i ishte shtuar në gjashtë që pas vendimit të datës 20 tetor 2023 kur firmosi masën e arrestit ‘detyrim me paraqitje’ dhe ndalim të udhëtimit jashtë për vetë Berishën si dhe masën e arrestit me burg për Jamabër Malltezin. Të dy akuzohen për korrupsion pasiv në aferën e privatizimit të ish-kompleksit sportiv  Partizani që pasoi me ndërtimin e 19 kullave dhe një fitim prej 5.4 milionë eurosh dhëndrit të ish kryeministrit Berisha. Malltezi akuzohet edhe për pastrim parash.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 23:50
Aksidentohet makina që shoqëronte familjen e gjyqtares së GJKKO-së Irena Gjoka! Polici ia vë fajin “rrugës”, nisin hetimet urgjente

Makina që u përfshi në aksident mbrëmjen e sotme në zonën e Selitës në Tiranë po eskortonte familjen e gjyqtares së Gjykatës së Posaçme Antikorrupsion, Irena Gjoka bën të ditur Top Channel

Makina e Gardës së Republikës ku ndodhej familja e kryegjyqtares, e cila po ruhet me masa shtesë, pas vendimit që Gjoka dha për ish-kryeministrin Sali Berisha, u përplas nga një makinë policie.

Në dëshminë e dhënë, polici është shprehur se teksa po drejtonte makinën humbi kontrollin për shkak të shiut, duke ia lënë fajin “rrugës”. Paraprakisht, dyshohet se efektivi, që është prezantuar si polic nga Elbasani, po udhëtonte me shpejtësi tej normave të lejuara.

Megjithatë, për këtë ngjarje kanë nisur hetimet dhe po kryhen verifikime urgjente nga SHISH dhe Garda raporton gazetarja e Top Channel Anila Hoxha.

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Shqiptari: 23/12/2023 22:05

    Nëse ka shqiptar të mirë, nesër protestë para selisë së PD-së dhe Kryeministrisë, në mbrojtje të drejtësisë. Lini kafenetë, dhe kërkoni drejtësi për të ardhmen e vendit.

    Përgjigju
  • Ndergjegja: 23/12/2023 04:09

    Pra shteti organizon atentat ndaj gjyqtares se SPAK....ESHTE MESAZH I FUQISHEM KUNDER USA QE MBESHTET DREJTESINE. PRA NUK KEMI TE BEJME THJESHTE ME një salehViçidoli....POR ME NJE FRYME SHTETERORE TË MIRËORGANIZUAR DHE KJO KERKON KUNDERPERGJIGJE TE RREPTE LUGJORE JO VETEM ARRESTIMIN ME BURG TE salehut POR VAZHDIMIN E GODITJEVE TE KRIMIT SHTETEROR MAFIOZ SHQIPTAR....DHE KJO DO TE NDODHE SHPEJT.

    Përgjigju
  • Toni: 23/12/2023 02:14

    Saliu i ben keto si me te tjeret qe ka vrar

    Përgjigju
    • Ilirjan: 23/12/2023 08:32

      Paralajmerim i stilit mafioz per gjyqtaren ne prag te vendimit.Kercenim i familjes, qe eshte shume ne rrezik, duke njohur saliun dhe fanatiket IDIOTE qe e mbeshtesin akoma. Kjo duhet te beje qe massa te jete akoma me e rrepte. Burg direkt, JO arrest shtepie.Asnje leshim mafias!

  • WTF: 23/12/2023 01:39

    Po mor pa marak edhe prap i shkojn mrapa WTF o people

    Përgjigju
  • XYZ: 23/12/2023 00:41

    Ky eshte tipik mesazh I koduar kercenues mafioz per ti treguar qe nuk ka vetem ekzekutime me arme por ka dhe (aksidente pa dashje). Duhet ti shkoni deri ne fund te zbuloni kush e ka futur Personin ne fjale.

    Përgjigju
    • Fred: 23/12/2023 08:00

      Siç iken edhe Olldashi me Trebicken, tuj ec me 50km ne ore i gjeti vdekja.

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Fotoja e Google Maps zbulon vrasësin që ngarkon trupin në makinën e tij

Fotoja e Google Maps zbulon vrasësin që ngarkon trupin në makinën e tij