SPAK kërkon arrest shtëpie për Sali Berishën, dorëzon kërkesën! GJKKO vendos më 26 dhjetor

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dorëzuar këtë të premte, (26 dhjetor) në GJKKO kërkesën për masën ‘arrest në shtëpi’ për Berishën, vetëm pak minuta më pas Gjykata njoftoi se seanca do të zhvillohet të martën 16 dhjetor ora 10:00, mëson gazetarja e Report Tv, Keti Banushi

Bëhet fjalë për zëvendësim mase dhe gjyqtarja do të jetë sërish Irena Gjoka, e cila pritet të thërrasë për t’i dëgjuar, prokurorët e SPAK, mbrojtjen e ish-kryeministrit dhe vetë Berishën. Ky i fundit ka thënë se do të konsultohet me avokatët e tij nëse do të shkojë apo jo, ndërsa nuk ndal akuzat ndaj Kuvendit dhe Gjykatës Kushtetuese për vendime antikushtetuese sipas tij.

"A mundet Sali Berisha të pranojë një akt të tillë, që është shprehje direkte e një puçi, grushti shteti brenda shtetit nga Edi Rama dhe veglat e tij? Në këtë moçal paligjshmërie unë kam bërë çdo përpjekje që mund të bëjë një politikan që e do ligjin dhe Kushtetutën për t’i mbrojtur ato" tha Berisha sot

Në votimin e seancës të së enjtes, 21 dhjetor 2023, në më pak se 9 minuta, me 75 vota pro Kuvendi miratoi kërkesën e Prokurorisë së Posaçmepër ta autorizuar për arrestimin e Sali Berishës.  Tentativat e vakëta të Berishës, përmes tensioneve në Kuvend dhe protestës përballë, rezultuan të paefektshme për ish Kryeministrin.

Sali Berisha është nën hetim nga SPAK për akuzën e “Korrupsionit pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim. Në dosjen e klubit sportiv “Partizani” thuhet se ish Kryeministri ndikoi që dhëndri i tij Jamarbër Malltezi, sot në arrest shtëpie, të privatizojë kompleksin dhe ndërtojë 19 kulla të cilat i sollën fitim prej 5.4 mln euro. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:14
'Hajde gëzuar Vitin e Ri, se pastaj do jem i zënë' Berisha e merr me humor 'arrestin në shtëpi'

 

Sali Berisha e mbylli me batutë konferencën me gazetarët, pasi SPAK dorëzoi sot në GJKKO kërkesën për caktimin e masës së sigurisë “arrest shtëpie” ndaj tij.

“Të bëjmë së bashku nga një urim për Vitin e Ri sepse pastaj do të kem obligime të tjera”, u shpreh Berisha duke qeshur teksa nisi të largohej nga salla në selinë blu.

Në lidhje me masën e arrestit, ai tha:“Njeriu nuk ka fuqi të pakufizuar, do më këshillojnë avokatët (ç'të bëjë). Çdo qëndrimi i mi është përcaktuar nga mungesa e legjitimitetit.”

Ora 12:50
'Moçal paligjshmërie, grusht shteti brenda shtetit!' Berisha në ankth në prag të arrestit, përshkallëzon sulmin politik ndaj gjyqtarëve e prokurorëve

1703242731_saliberisha.jpg

Berisha është në ankth! Kuvendi e zhveshi nga mburoja dhe i dorëzoi autorizimin SPAK për të vijuar procedurat për ashpërsimin e masës së sigurisë. Sot SPAK dorëzoi kërkesën në GJKKO dhe gjyqtarja Irena Gjoka caktoi datën 26 dhjetor për të vlerësuar masën e sigurisë 'arrest me burg' të prokurorëve Arben Kraja dhe Enkeledad Millonai.  I frikësuar Berisha po kërkon mobilizimin e partisë për ta mbrojtur. Dje revolucioni që paralajmëroi nëpër rrugë njoftoi se do e orientonte aksionin politik në facebook ndërsa të shtunën ka thirrur këshillin kombëtar.

Sot nga selia e Rithemelimit vijoi sulmin ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve, të gjitha institucionet e drejtësisë, nga GJKKO tek Kushtetuesja dhe SPAK. I quajti institucione të kapura, i etiketoi 'moçal paligjshmërie' dhe ‘puç, ‘grusht shteti’ brenda shtetit nga Edi Rama dhe veglat e tij

Ja çfarë deklaroi sot në konferencë

Siç keni konstatuar, ky proces nisi gjithçka mbi këtë piramidë mashtrimi që unë paraqita para jush.

Ky proces vazhdoi me shpalljen e masave shtrënguese ndaj meje, duke shkelmuar me dy këmbë Kushtetutën, nenin 73, pika 2 dhe nenin 38, pika 3 të Kushtetutës.

Me këtë akt, dmth në 32 vite pluralizëm, çdo kërkesë, çdo masë shtrënguese, cilado që të ketë qenë ajo, është vendosur vetëm pasi është marrë miratimi i parlamentit. Dhe nuk ka njeri që mund të gjejë një rast të vetëm në 32 vite që të ketë ndodhur kjo.

E them këtë për të kuptuar pse unë nuk mund të pranoja shkeljen e Kushtetutës.

E dyta, marrim momentin në vazhdim. Për shkak të refuzimit për të mbrojtur Kushtetutën dhe pushtetin e parlamentit, unë nuk zbatova vendimet, por ndoqa rrugën për të mos injoruar simbolikisht këto institucione të kapura fund e krye, ndoqa rrugën e ankimit me avoketërit.

Vazhdojmë etapën tjetër, ketë jo vetëm nuk tërhiqen, por në mënyrë unike i drejtohen Kuvendit me kërkesën për të renduar masën se ky nuk ka zbatuar masën.

Të garantoj që shumë zor që Sigurimi i Shtetit të guxonte deri këtu. I kishte kufijtë e veta, ai guxonte vetëm po t’i thoshte Enver Hoxha.
Kur pashë se skapistët i kërkuan parlamentit atë që nuk mund t’ia kërkonin kurrë, legalizimin e masës së tyre të paligjshme, unë refuzova të shkoj në komision. Deklarova se komisioni mblidhet për të legalizuar një vendim të paligjshëm.

A mundet që një komision parlamentar, që është për shkak të pushtetit ligjvënës, bartës kryesor i sovranitetit të vendit, të poshtërohet në këtë mënyrë?
Prokurorët specialë e kishin të hapur rrugën të çonin dosjen e plotë dhe të thoshim se ne kërkojmë këtë masa.

Komisioni parlamentar, pa asnjë fakt të paraqitur, pa asnjë provë, asnjë dokument, në tre orë e gjysëm avoketërit e mi zbërthyen gjithçka dhe vendosën pa u treguar shqiptarëve asnjë dokument për t’iu nënshtruar skapistëve të Edi Ramës.
A mund të pranohej ky vendim? Kurrë!

Ky komision përligji marrjen e pushtetit nga prokurorë dhe gjykatës speciale me urdhër të Edi Ramës të parlamentit.
Deputetët e opozitës iu drejtuan Gjykatës Kushtetuese, organit që me Kushtetutë ka detyrimin të shqyrtojë konfliktualitetin e kompetencave mes pushteteve.
Aktin më të rëndë në historinë e këtij vendi e ka kryer Gjykata Kushtetuese. Janë treguar njerëz me zero moral ligjor. Janë treguar qenie mjerane, të afta për çdo akt.

Lexoni nenin 134 të Kushtetutës. Ky nen përcakton se kush ka të drejtë t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese. Ajo është një e drejtë shumë e rëndësishme.
Ky nen ia njeh presidentit, kryeministrit, Avokatit të Popullit dhe një të pestës së deputetëve. Në asnjë rresht, në asnjë fjalë, në asnjë rrokje nuk ia njeh Kuvendit. Zero Kuvendit.

Kushtetuta pushtetet i ka të ndara. Ligjvënës, gjyqësor dhe ekzekutiv. Ligjvënës është deputeti, kryetarja është ligjvënëse por jo si kryetare, por si deputete.

Dhe këta nxjerrin në mënyrën më skandaloze entitet të barabartë me grupin, parlamenti. Ai nuk është kurrë i tillë.

Ky akt i shëmtuar është përmbysje e frymës kushtetuese që garanton pluralizmin. Sepse një e pesta e deputetëve automatikisht është pakica.
Dhe një moment tjetër, këto shkojnë më tej, kërkesa e tyre nuk përputhet me interesin e tyre, thonë. Por Kushtetuta e barazon një të pestën me presidentin, me kryeministrin, me Avokatin e Popullit. Këta kanë të drejtë t’i drejtohen për çdo problem Gjykatës Kushtetuese.

Shikoni tani se si pështyn në surratin e vet gjykata. Kjo gjykatë, pikërisht se është ky parim, ka pranuar kërkesën tonë për protokollin mes qeverisë shqiptare dhe asaj italiane. Se Kushtetuta na ka dhënë autorizimin që të çojmë në gjykatë çdo problem të rëndësishëm sipas gjykimit tonë.
A ka akt më skandaloz se ky? Ky në thelb përbën përmbysjen reale të rendit kushtetuese.

Pse e përmbys? Sepse e përjashton pakicën.
Për ta përmbysur këtë histori, se shëmtia këtu nuk ka fund.

Nuk kanë interes në këtë histori, thonë. Si nuk paskja interes deputeti kur nuk ia marrin pushtetin? Kur gjykatës dhe prokurorë marrin të drejtën e tij për të votuar ose mos votuar autorizimin për imunitetin e deputetit? A mund ta shkruajnë njerëz normalë këtë?

Ata nuk janë pa shkollë, por ata njerëz janë të zhveshur nga çdo integritet moral.
Akti i tyre është më i rëndë në historinë e gjyqësorit shqiptar dhe në historinë e jurisprudencës.

A mundet Sali Berisha të pranojë një akt të tillë, që është shprehje direkte e një puçi, grushti shteti brenda shtetit nga Edi Rama dhe veglat e tij?
Shkojmë në parlament.
Parlamenti, nuk jam kurrë që të mos votojë për heqje imuniteti. Nuk kam bllokuar kurrë heqje imuniteti. Por dosjet duhet t’i marrësh se ti je institucion.
Në çdo rast kanë ardhur dosje nga 300 deri në 1800 faqe. Dokumenti për Sali Berishën kishte 7 faqe.

Unë shkova për të folur aty. Çfarë ndodhi aty? I them unë Lindës së parlamentit që të ikë garda. A mund të flisja unë i rrethuar nga 40 gardistë të kuq?
Unë i them, largo gardistët që të flas. Do flisja, jo për atë, por për qytetarët. Ajo sa me la gojën, menjëherë kaloi në votim.
Ajo kishte detyrim të lexonte raportin.

A ka ndodhur në historinë e botës të hiqet imuniteti pa lexuar raportin? Kjo ndodh vetëm në parlamentin e Edi Ramës.
Prandaj në këtë moçal paligjshmërie unë kam bërë çdo përpjekje që mund të bëjë një politikan që e do ligjin dhe Kushtetutën për t’i mbrojtur ato.

S.G/B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Dan: 22/12/2023 14:14

    Ne ankth duhet te jete Shqiperia dhe shqiptaret. Tek shohin se si shtet eshte inekzistent dhe zvendesuar me nje regjim hibrid te trashegimise komunisto-enveriste; korruptimit politik; krimit te organizuar transnacional dhe mbeshtetjes se elementeve kleptokrate ne zyra publike apo te fshehta te SHBAve apo BE. Si i denuari McGonigal qe pret edhe nje denim te dyte per pagesat qe mori nga Edi Rama si kompesim ne konspiracionin me Kim per te ndershkuar nje 80 vjecar si Berisha sepse jo vetem pse u refuzoi ti mbeshteste per ndarjen e Kosoves, por u cenoi asetin e tyre ose bashkepuntorin spiun qe perdorin ne rajon, Edi Rama. Jane ofendu rande bajgat "amerikane" dhe se bashku me bajgat ketu tek ne, por vecanerisht me bajgat ne SPAK e ngado ku ndikojne e korruptojne, kerkojne shpagim. Berisha qofte, qe e mban gojen mbyllur duke filluar nga vitet 90 kur bajgat amerikane e nxiten dhe mbeshteten ne retoriken e dhunshme qe e solli ne 92 ne pushtet; apo kur i kerkuan te ndalonte mbeshtetjen ndaj shqiptareve ne troje madje ti burgoste ata; apo per pune te tjera te pista si lejimin e perdorimit te vendit per burgje te fshehta e me radhe. Lajthitja mbi ceshte e drejta dhe e ligjshmja ne kete vend nuk ekziston por eshte zvendesuar nga vija enveriste e mendimit se eshte koklaker kushdo qe kerkon te zbatoje ligjin e respektoje te drejten! Sepse partia eshte mbi gjithshka! Partia e bajgave!

    Përgjigju
    • @Dan: 22/12/2023 15:44

      @Dan. Berisha qoftè, qè e mban gojèn mbyllè.!!! Uturakmbajtèsi i Enverit, komunisti "demokrat", vrasèsi i pabesè qè as nè fshatin ku lindi, nuk kthehet dot, pa taboret e bimbashit, ngaqè edhe tè vetèt atje "e duan shumè", spiuni i Serbisè, ka folur dhe ngatèrruar botèn, sa ka mundur. Edhe sot flet dhe sokèllin por askujt nuk i intereson mè seç thotè, ky pervers hajdut. Fundi i hajdutève @Dan. Fatkeqèsisht, kjo ditè erdhi ca vonè por mè mirè vonè se kurrè. Nuk e bèri MC Gonnigal, Salehun, pleh.,nuk ishte ai qè i tha vidh dhe vrit shqiptarèt. Hidhi njè sy, se sa mbèshtetès ka Saleh plehu sot? Enveri, ka 40 vjet qè nuk jeton mè por pèr tè, mblidhen 10 herè mè shumè dhe e nderojnè. Ai, nuk bèri kulla tek fusha e aviacionit,,edhe kompleksin partizani, nuk e preku, pèr tè bèrè miliona dhèndri. Shqipèrisè dhe shqiptarève, i uroj nga zemra, qè kètyre hajdutève, tu merret çdo gjè e vjedhur,,me qèllim qè çdo fshatar qè gllabèron nesèr njè karrike pushteti,,ta dijè se çfarè do i ndodhè, po qe se i duket vetja mbret, si Salehu.

  • Drini: 22/12/2023 12:33

    Ka mundesi te jepni zero lajme tani e tutje per nongraten. U lodhem me keto lajme per te. Lajm tani eshte se mbaroi periudha e gjate e tranzicionit shqiptar.

    Përgjigju
  • Ethem Lalaj-MallaKASTRIOTI: 22/12/2023 12:32

    Ne Vendimet e gjykatave nuk i diskutojmë si SALIU.Por arresti në shtëpi të mos bëhet në SHQUP,Por në shtëpi me Lirinë edhe Ajo non grata. -J.Malltezi duhet të kthehet në BURG dhe Gj.OLLDASHI me konflikt INTERESI të SHKARKOHET..!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet, At Grigor Pelushi në Report Tv: Festa më e madhe e krishtërimit, në 24 dhjetor shërbesa e vigjiljes! Ardhja e Perëndisë për të shpëtuar njeriun

Krishtlindjet, At Grigor Pelushi në Report Tv: Festa më e madhe e krishtërimit, në 24 dhjetor shërbesa e vigjiljes! Ardhja e Perëndisë për të shpëtuar njeriun