SHKODËR-Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti mesditën e sotme në lagjen Bahçallëk. Viktima është Petrit Barbullushi 60 vjeç. Sipas gazetarit të Report Tv në Shkodër, ai ishte duke lëvizur me biçikletë në momentin që i ka prerë rrugën makinës, e cila e ka aksidentuar.
Përplasja ka qenë fatale për Barbullushin që ka humbur jetën në vend, ndërsa policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit tip Golf, me targa AA161VC Çlirim Hasa. Ai është efektiv i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë në Shkodër. Report Tv ka siguruar pamjet nga vendi i ngjarjes, ndërsa policia ka nisur hetimet për rrethanat.
Vetëm ditën e sotme nga aksidentet kanë humbur jetën 2 persona, ndërsa 2 të tjerë janë plagosur. Përveç Shkodrës, nga një tjetër person humbi jetën sot në Korçë në aksident, ndërsa dy u plagosën në Cërrik dhe në Gjirokastër.
-
O anest makina po i preve rrugen te mer perpara o rrot trapi dil dhe provoe ne cdo vend te botes . Po mesa di une rruga eshte e destinuar per mjetet nuk eshte per bagaeti dhe pleq biciklista dhe rrota trapi si puna juaj . Sa per ate determinantin ta tregoj ku te duash si te duash
Përgjigju -
O ekspert autoteknik qe beni sikur i dini te gjitha. efektivi mbase ka qen dhe me 100 o idiot po ja ka prere rrugen bicikleta . Dhe ne kodin rrugor denohet ai qe e ka prere rrugen sepse eshte shkaku determinant i aksidentit . Po ti si idiot qe je nuk i kupton dot keto
Përgjigju-
Se kuptoj kete llogjiken prej eksperti te licensuar. Hahaha Makina ka frena? Apo po i preve rrugen te merr perpara o determinant budalla? Kufiri ishpejtesise eshte kot, apo qe te kesh mundesi te frenosh o kodist rrugor.
-
-
Ngushellime familjes,Petriti humbi dhe vellain para disaa vitesh ne ate zone ne nje atentat qe ngaterruan person
Përgjigju -
Po me sa km/h ka qene efektivi i fnsh duke ecur me mak. Referuar fotove del qe efektivi ka qene minimumi me 80 km/h. Apo eshte polic dhe ti japim te drejte. Je ne zone te banuar dhe perparsi ka kembesori, çiklisti.. Ngushellime familjes
Përgjigju-
Ke te drejte, ka qene shume shpejt, madje mbi 80 km/h duke pare demtimet.
-











Komente
Komento