Një aksident me pasojë plagosjen e një personi ka ndodhur në Shkodër. Drejtuesi i një mjeti tip fouristradë ka humbur kontrollin dhe është përplasur me shtyllën e ndriçimit rrugorë.

Si pasojë e përplasjes mjeti ka pësuar dëme të mëdha në pjesën e përparme, ndërsa drejtuesi i mjetit është transportuar në spital.

Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.