Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në qytetin e Shkodrës, ku është plagosur rëndë drejtuesi i një motoçiklete.

Mësohet se motoçikleta është përplasur me një automjet dhe si pasojë e përplasjes, drejtuesi i motocikletës ka marrë dëmtime të rënda.

Aksidenti ka ndodhur pranë kryqëzimit të ish- degës ushtarake, ndërkohë identiteti i të plagosurit nuk është bërë i ditur.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

[gallery]23318[/gallery]

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com