SHKODËR- Dy makina u përplasën ‘kokë më kokë’ rreth orës 20:00, ndërsa 7 persona janë plagosur, 2 rëndë dhe 5 raportohet se janë jashtë rrezikut. Mjetet e përfshira në aksident janë një ‘Fuoristradë’ ku udhëtonte familja Ndreka me 5 anëtarë që banon në Gurin e Zi dhe një ‘Benz’ me dy persona.
Përplasja ka qenë e fortë dhe mjeti tip ‘Fuoristradë’ është spostuar duke përfunduar jashtë rrugës. Dy personat që ndodheshin te makina tip ‘Benz’ janë nxjerrë menjëherë dhe janë dërguar në spital, nga ‘Fuoristrada’ u nxorën gruaja me tre fëmijët, por jo kryefamiljari, që po drejtonte makinën.
Pas mbi një orë e 30 minuta është nxjerrë nga makina nga zjarrfikësja edhe Viktor Ndreka, i cili ishte i bllokuar pas aksidentit. Report Tv solli pamjet nga vendi i ngjarjes në momentin që zjarrfikësja po punonte për të nxjerrë nga makina drejtuesin e ‘Fuoristradës’.
Viktor Ndrenka së bashku me njërin nga famijët, E. Ndreka 6 vjeç ndodhen në gjendje të rëndë. E ndërsa vajza është transportuar në Tiranë për ndihmë të specializuar te Spitali i Traumës, i ati ndodhet në spitalin rajonal të Shkodrës. Të plagosuri e tjerë ndodhen jashtë rrezikut. Shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia dhe mungesa e sinjalistikës.
Momenti kur i plagosuri Viktor Ndreka nxirret nga makina ku kishte ngelur prej 90 minutash
Të plagosurit
Te ‘Fuoristrada’ po udhëtonin
Viktor Ndreka
Monda Ndreka 39 vjeç
L. Ndreka 17 vjeç
M. Ndreka 13 vjeç
E. Ndreka 6 vjeç
Te 'Benz'-i po udhëtonin
Amarildo Martini 19 vjeç
Kristiano Vaso 24 vjeç
Çdo ditë aksidente..aksidente..aksidente të rëndë, thua se shqiptarët janë 100 miljon dhe s ka gjë.. Është e kurdisur me kohë që shqiptarët të vriten çdo ditë ndryshe do të bëheshin rrugë të atilla të cilat nuk do të përfundonin brënda qyteteve me shpejtësi. Cilësia e rrugëve gjoja të rikuperuara këtu e 20 vjet, rrugë që kanë hapur pushtuesit këtu e 100 vjet për interesat e tyre ushtarake, dmth rrugë skërrkash e vërrash nëpër ferra e dëllinja që nuk janë rrugë, izolimi I Shqipërisë nga bota për 50 vjet dhe mungesa totale e shtetit keta 28 vjetët e fundit, vjedhjet e tmerrshme të kondileve dhe vjedhja e pergjithshme e vendit nga fundërrinat, janë vegla e makinacione afatgjatë për vdekjen e shqiptarëve edhe në këtë fushë.. Nuk ka ditë prej perëndish që të mos vdesin njerëz. TURP!
PërgjigjuShum keq