Aksident në Sukth, përplasen dy makina! 4 të plagosur, jashtë rrezikut për jetën

Aksident në Sukth, përplasen dy makina! 4 të plagosur, jashtë rrezikut për jetën

Foto ilustruese

Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme në zonën e Sukthit e për pasojë janë plagosur 4 persona.

Dy makina, njëra tip "Renault" dhe një tip "Benz" janë përplasur me njëra tjetrën. Si pasojë janë plagosur 4 persona me iniciale E. B., 18 vjeç, B. M., 16 vjeç, dhe Z. B., 15 vjeç, të cilët udhëtonin në mjetin tip "Renault".

Ata u dërguan menjëherë në spital ku aktualisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

"Më datë 27.02.2021, në orën 19:15, në Sukth, janë përfshirë në aksident rrugor mjeti tip "Renault" me drejtues shtetasin F. O., dhe mjeti tip "Benz", me drejtues shtetasin Xh.B., rreth 55 vjeç. Si pasojë e përplasjes janë lënduar drejtuesi i mjetit tip "Renault",  shtetasi F. O., dhe pasagjerët në mjet shtetasit E. B., 18 vjeç, B. M., 16 vjeç, dhe Z. B., 15 vjeç, të cilët ndodhen nën kjdesin e mjekëve" - njofton policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

E.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë