TIRANË-Një kalimtar është aksidentuar mbrëmjen e sotme në rrugën “Ali Demi”. Report Tv ka siguruar pamjet e aksidentit që ndodhi rreth orës 21:05, ndërsa policia njofton se makina që përplasi qytetarin drejtohej nga një grua me inicialet G.S.
Këmbësori ende i pa identifikuar është dërguar në spital për ndihmë mjekësore. Ndërsa drejtuesja e automjetit është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme hetimore.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për sqarimin e rrethanave. Sot janë regjistruar në vend gjashtë aksidente, në Lezhë, Librazhd, Bilisht, Thumanë dhe në Shijak.
Per fat te keq personi ne fjale nderroi jete. Ngushellime familjes Saraci.
Përgjigju